SPORT

Seferi dorëzon meçin, Fury rikthehet me fitore

Sefer Seferi ka pësuar humbje në meçin e sotëm ndaj Tyson Furyt, dhe zhvilloi vetëm katër raunde, të pestin nuk arriti të fillojë.

Britaniku rikthehet pas dy vite e gjysmë këtë fitore, ndërsa shënon fitoren e 26 në karrierë, pa asnjë humbje, transmeton Koha.net.

“Është fantastike të rikthehem në ring”, ka thënë Fury, që ka uruar Seferin për këtë meç të zhvilluar në Manchester.

Fury 29-vjeçar nuk kishte boksuar që kur fitoi titujt në versionet IBF, WBA dhe WBO, në nëntor të vitit 2015, kur e mposhti legjendën Wladimir Klitschko. Fury ndërkohë humbi ata tituj të botës, ndërsa pati telashe të ndryshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.