Life Style - Funny

Secili i martuar jashtë ‘Për’puthen’/ Ledjana dhe Riniani nxisin debate të ashpra

Ledjana dhe Rinianin, të dy konkurrentë të ‘Për’puthen’ kanë sqaruar sot akuzat që u janë bërë nga ndjekësit, se secili kishin nga një marrëdhënie përkatëse jashtë emisionit.

Sipas tyre, Ledjana është e fejuar dhe se partneri i saj ndodhet në burg në Belgjikë, kurse për Reinianin u tha se ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa këtë gjë s’ia kishte treguar emisionit.

Por sot, Ledjana dhe Riniani mohuan kategorikisht të gjitha akuzat. Ledjana tregoi se nuk kishte asnjë marrëdhënie të lënë pezull jashtë dhe deklaroi se vazhdonte të ishte beqare. Madje, në letra ajo figuronte ende si pjesëtare e familjes së saj në Rrëshen.

Po ashtu edhe Riniani tregoi certifikatën e tij duke vërtetuar që ishte beqar.

 ‘Nuk kam qenë as nuk jam i martuar’- u shpreh ai, duke treguar se fëmija që kishte qarkulluar në foto ishte vajza e mikut të tij.

Mirëpo, rasti i Ledjanës nxiti debate të ashpra në emision mes opinionistëve, pasi Meridiani akuzoi Ledjanën se ajo nuk po tregonte të vërtetën, pasi ai po dyshonte se konkurrentja kishte një marrëdhënie jashtë emisionit.

Fjalët e tij ai i bazoi në veprimin e fundit të Ledjanës gjatë takimit me Mevlanin, pasi ajo u nervozua kur produksioni i transmetoi momentin e përqafimit me ‘kamera të fikura’.

Konomi iu kthye ashpër Ramçajt, duke u shprehur se jo çdo dyshim mund të kthehej në akuzë për një vajzë, e cila u shpreh vetë se është beqare dhe s’ka asnjë marrëdhënie jashtë emisionit.

Arjani, Meridiani dhe Fatma debatuan me tone mjaft të ashpra me njëri-tjetrin, duke krijuar tension në studio.

Pjesë nga debati

Arjani: Jeni shumë të ndjekur dhe ka një llumë portalesh që mund të shkruajnë cdo gjë. Nuk kam abuzuar asnjëherë në jetën time dhe kam bërë qindra revista ndër vite dhe nuk jam marrë kurrë me thashetheme, me provokime por jo ti thuash tjetrës ‘ke burrë’ dhe unë ta besoj.

Fatma: Kjo që the për portalet të vlente para se të të plaste bomba në dorë. Tani duhet ta dëgjosh dhe zërin e publikut që duke mos dashur të merresh me thashetheme…

Arjani: Mos na u bë si zëdhënëse e publikut. Nuk je zëri i publikut, por i joti dhe i portalit tënd ashtu si Meridiani dhe unë. Nuk mund të jesh ti zëri i tyre.

Fatma: Arjan, dëgjo i nderuar që herën tjetër të mos qash prap. Mos u verbo për faktin që je këtu brenda dhe merr cdo gjë për të mirëqenë.

Arjani: Jo. Ti merru me llafe pazari dhe shitësesh dyqane tezgash. Unë merrem me fakte. Cfarë më vijnë mua privatisht, nuk i shikoj fare. Unë jap opinion dhe jam mendimin tim sepse nuk jam investigator, as hetues.

Meridian: Mesazhi më i bukur që ke dhënë është hakërrimi që i ke bërë Fatmës para dy javësh. Më habit cne që ka hyrë kjo dashuri për femrat.

Arjani: Paske bërë dhe ndarje gjinore.

Fatma: Populli thotë ‘Kur digjesh nga qulli, do i frysh dhe kosit’.

Arjani: Po fryji moj dhe thith sa të duash, por ajo vajzë nuk të ka borxh kur thotë nuk jam e martuar.