Kosova

Seanca e Kuvendit të enjten

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e saj ka vendosur që të enjten të mbahet seanca plenare me 6 pika që kanë mbetur dhe disa pika tjera.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, ka bërë të ditur se nuk do të mbahet interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve për grante dhe subvencione.

Seanca do të mbahet me këto pika të rendit të ditës:Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483