Rajoni

Serbia e bën serb, shqiptarin që i mbijetoi tragjedisë në Bullgari

Lulzim Sulejmani është një nga të rinjtë që mundi t’i mbijetojë tragjedisë së autobusit në Bullgari ku 46 persona, pjesa më e madhe me origjinë shqiptare, ndërruan jetë. I riu mundi që të thyente xhamin dhe të dilte e t’u shpëtonte flakëve. Përveç kësaj ai ndihmoi edhe 6 persona të tjerë të dilnin nga autobusi.

I riu me kombësi shqiptare konsiderohet hero në Serbi. Ai është nga Lugina e Preshevës dhe ka shtetësi serbe. Veprimi i Sulejmanit është pasqyruar në mediat më të mëdha të Serbisë. “Një hero i vërtetë”, shkruan në titull Blic, e që më tej shton se Sulejmani pavarësisht se ishte vetë i dëmtuar mundi që të ndihmonte të evakuoheshin 6 pasagjerë të tjerë nga aksidenti i tmerrshëm.

I riu nga Presheva është vizituar në Sofje, aty ku ndodhet në spital, nga ambasadori i Serbisë në Bullgari.
“Ambasador Joviç vizitoi qytetarin tonë, Lulzim Sulejmani në spital, i cili u plagos këtë mëngjes në një aksident të tmerrshëm pranë Sofjes. Pavarësisht dëmtimit, ai mundi që të evakuonte disa pasagjerë të tjerë”, thuhet në një reagim të ambasadës.

Në lidhje me rastin reagoi edhe Ministria e Jashtme e Serbisë që i uroi shërim të shpejtë Lulzim Sulejmani.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort