Bota

Së shpejti pritet të fillojnë testet bërthamore në ShBA

Zyrtarët në SHBA kanë debatuar nëse duhen rinisur testet nukleare pas 28 viteve, si mënyrë për t’i bërë presion Rusisë dhe Kinës për një marrëveshje trelaterale të kontrollit të armëve.

Ata thanë se diskutimi u bë në një “takim të deputetëve” të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë më 15 maj, por propozimi ishte lënë anash për momentin, shkruan The Guardian.

“Ende ka profesionistë në dhomë të cilët mendojnë se kjo ishte ide e tmerrshme, faleminderit Zot”, tha një asistent në kongres.

Diskutimi, që për herë të parë u raportua të premten nga Washington Post, dhe citoi një zyrtar të lartë administrues i cili tha se demonstrimi i SHBA-së se mund të bën teste të shpejta, mund të jetë një mënyrë për të bërë pazar me Moskën dhe Pekinin në arritjen e një marrëveshjeje trelaterale të kontrollit të armëve me Rusinë dhe Kinën.

Raporti gjithashtu citoi një zyrtar të lartë të administratës së SHBA-së i cili tha se ”po bëheshin bisedime të vazhdueshme për këtë propozim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.