Kosova

Së shpejti pritet të dalin rezultatet për 20-vjeçaren nga Gjakova, e dyshuar se është infektuar me koronavirus

20 vjeçarja nga Gjakova, e dyshuar se është e infektuar me koronavirus, i është nënshtruar tretmanit qysh dje. Rezultatet e analizave të pritet të dalin sot.

Këtë e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi.

“Tash për çdo ditë do të vijnë raste, personat që kanë ardhur sot pasdite, besoj testohen nesër dhe i presim rezultatet”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Sinjali ka mësuar që sot pasdite një vajzë nga Gjakova është deklaruar që ka temperaturë dhe ka kërkuar që të testohet pasi vëllai i saj ka ardhur nga Italia, vendi më i prekur me koronavirus./Sinjali/