Kosova

Së shpejti fillon votimi i anëtarëve të VV-së për marrëveshjen me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Komisioni i Përgjithshëm Zgjedhor i kësaj partie, konform statutit të saj sot organizon referendumin për marrëveshjen me LDK-në, për formimin e Qeverisë.

Sipas njoftimit, marrëveshjet qeveritare sipas nenit 28 të Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje parashihen që të vendosen me anë të demokracisë së drejtpërdrejtë, me parimin një aktivist një votë.

Ky referendum do të përfshijë të gjithë aktivistët, të organizuar në të gjitha Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.