OPINION

Së pari të zbatohen reformat në gjyqësor e pastaj të digjitalizohen gjykatat këtu në RMV

Shkruan: Ejup BERIShA
Gjykatat nuk duhet vetëm se të digjitalizohen por edhe të reformohen pra së çari të reformohen e më pas edhe të digjitalizohen ato.

Konsideroj se reformimi i gjykatave është i nevojshëm për faktin se është e domosdoshme që me vendimet e tyre të mos krijohen kurrë më katastrofa dhe tragjedi të mëdha njerëzore siç janë krijuar deri tani gjatë shqyrtimit të lëndëve dhe sjelljes së aktgjykimeve nga ana e tyre për raste të caktuara gjyqësore këtu në RMV. Duhet thënë mjaft më praktikës së keqe të shëmtuar dhe të pashembullt të shqiptimit të dënimeve maksimale siç janë dënimet e përjetshme dhe dënimet në kohëzgjatje prej dy e deri më  katër dekada për individ të caktuar këtu te ne. Në rastin konkret nëse të akuzuarit janë shqiptar atëherë Gjykatat e RMV-së pa asnjë hamendje por edhe gjykatësit pa ju trembur fare syri atyre ju  shqiptojnë dënime drakonike me burgim maksimal duke filluar prej 20 e deri te dënimet me burgim të përjetshëm. Për ta eliminuar praktikën e deritashme sa më shpejtë duhet të reformohet sistemi gjyqësor duke filluar prej reformimit të Prokurorive publike e deri te  Gjykatat. Dënimet maksimale nuk janë të ëmbla dhe këndshme të njëjtat bile janë edhe shumë të trishtueshme vetëm se kur dëgjohen e lere më ti vuash si i dënuar potencial. Prandaj përsëris  reformimi i sistemit Gjyqësor është i pashmangshëm dhe i pashtyeshëm duhet të bëhet menjëherë pa shtyrjen e afatit për zbatimin e reformave më tej duke filluar qysh nesër sepse ka të bëj me çështje qenësore që na tangon të gjithë neve si qytetar të këtij shteti. Nëse deri tani janë dënuar keq dhe shumë rëndë ata njerëz që janë dënuar deri sot nesër të dënuar potencial ngjashëm si ata  mund të jemi edhe të gjithë ne të tjerët. Është e patolerueshme që njerëzit të dënohen me dënimet e skajshme dhe  maksimale. Perëndi a ka mëshirë ndokush ndaj njerëzve këtu. Duhet parashtruat pyetjen se ku jetojmë ne në Perëndimin e egër apo në një shtet bashkëkohor dhe demokratik i cili nga pavarësimi i tij është deklaruar për nevojën e reformimit të Sistemit Gjyqësor. Me dënimet e larta dhe hakmarrëse të shqiptuara ndaj disa dhjetëra shqiptarëve dhe atë paramendoni në raste të montuara gjyqësore nuk e kanë pësuar vetëm se të dënuarit e tyre  por gjithashtu e kanë pësuar keq edhe të gjithë  anëtarët e familjeve të tyre meqë personat e dënuar nuk janë bonjak por njerëz të cilët kanë edhe familje. Për reformimin e sistemit gjyqësor këtu në RMV është folur shumë gjerë e gjatë por vetëm se në aspekt formal ndërsa në aspekt faktik duket qartë se është bërë shumë shumë pak. Dënimet e shumta  maksimale të shqiptuara dhe rastet e  montuara e vërtetojnë këtë që po e them unë. Prandaj së pari duhet  reformuar e më pas edhe duhet të digjitalizohet puna e Gjykatave.  Duhet pasur parasysh se Gjykatat nuk duhet të jenë institucione për hakmarrje ndaj njerëzve por ato duhet të jenë institucione për ardhje në shprehje të Drejtësisë. E drejtësia nuk imponon praktikë të shqiptimit të dënimeve maksimale e aq më pak edhe të dënimeve me burgim të përjetshëm.