SPORT

Scholes: Shyqyr që u largua Sanchez-i!

Paul Scholes ka deklaruar se është i lumtur që Alexis Sanchez u largua nga Manchester United pas një periudhe dëshpëruese të tij tek Djajtë e Kuq.

Kiliani dje u zyrtarizua si lojtar i Interit dhe këtë lajm e konfirmuan që të dyja klubet. Ai kishte qenë në huazim te Zikaltrit këtë stinor, dhe ka arritur që t’i bindë për ta blerë kartonin e tij të plotë.

“Sa më shpejtë ta largonin, aq më mirë”, ka thënë Scholes për BT Sport. “Ai ishte shumë i dobët për Man United-in”, ka shtuar anglezi, duke u ankuar për transferet e dështuara të United-it në vitet pas largimit të Sir Alex Ferguson-it.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483