Kosova

SBAShK-u shpreh kundërshtimet e pabazuar ndaj Projektligjit të pagave

Delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj zhvilloi një takim me Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi.

Kryetari i SBASHK-ut i prezantoi shqetësimet dhe kundërshtimet e bazuara të punëtorëve të arsimit nga shkaku i rangimit në tabelorin e këtij Projektligjit për pagat duke argumentuar se punëtorët e arsimit nuk janë radhitur  në vendin meritor në këtë tabelor, kurse menaxheri për financa dhe administratë , Ymer Ymeri i ofroi Ministrit Bytyri dhe kabinet të tij  dokumente e argumente që argumentojnë këtë  vlerësim të bazuar të SBASHK-ut.

Delegacioni i SBASHK-ut ka kërkuar nga Ministri Bytyqi që MASHT  dhe SBASHK-u të angazhohen bashkërisht për përmirësimin e këtyre lëshimeve  në këtë Projektligj për çka Ministri Bytyqi shprehur gatishmërinë e tij dhe stafit të MASHT për angazhim të përbashkët duke theksuar se  MASHT me tërë mundësitë do të angazhohet që punëtorët e arsimit të kenë vendin e merituar në tabelorin   Projektligjit për pagat.

SBASHK-u  vlerëson se  Projektligji  për pagat bashkë me tabelorin, si i tillë, demanton deklarimet e institucioneve të Kosovës  se arsimin e kanë prioritet të parë ngase nga 73 grupet e pozitave në tabelor, punëtorët e arsimit  janë ranguar në pozicionet 60, 61 dhe 63  duke i barazuar kështu me profesionet për të cilat kërkohet vetëm arsimi elementar, gjegjësisht arsimimi i mesëm.

Delegacioni i SBASHK-ut  ka  kujtuar Minsitrin Bytyqi se edhe në kohën e Qeverisë Mustafa  Min istria e Administratës Publike kishte përgatitur një version shumë të ngjashëm me këtë tani të projektligjit për pagat  duke bërë rangim nënçmues për punëtorët e arsimit dhe se  pas kundërshtimit të bazuar të punëtorëve të arsimit ai Projektligj  është  tërhequr nga procedurat vijuese.

SBASHK-u uron që këto  lëshime të  përmirësohen dhe  punëtorët e arsimit të jenë të ranguar në vend meritor, në të kundërtën do të pasojnë reagime  dhe gjithë veprimet legale sindikale  si shprehje e  pakënaqësisë dhe kundërshtimit ndaj versionit, siç është tani në diskutim publik, të Projektligjit për pagat.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.