SPORT

Sarri nuk e shpjegon dot humbjen 6-0: S’e di çfarë ndodhi

Chelsea pësoi një humbje turpëruese sot kundër Manchester Cityt me rezultatin 6-0.

Trajneri Maurizio Sarri padyshim që është një nga fajtorët kryesorë të kësaj humbjeje dhe në fjalën e tij, pas sfidës ka sqaruar se çfarë shkoi keq në këtë sfidë.

“Për momentin nuk jam në gjendje të shpjegoj se çfarë nuk shkoi mirë. Gjatë javës ndjesia ime ishte se çdo gjë po shkonte mirë në stërvitje, nuk e di se çfarë ndodhi në tre minutat e para që pësuam golin e shpejtë”, tha Sarri.

“Unë mendoj që kemi bërë shumë gabime. Ata kanë luajtur një futboll fantastik. Ne donin të presonim ata që në fillim të ndeshjes, por ata shënuan dhe çdo plan shkoi shumë keq. Sot kishte një diferencë të madhe mes të dyja ekipeve dhe kjo u duk. Mendoj se çdo gjë që ju thoni është e drejtë. Unë jam përgjegjës për ekipin kështu që është e drejtë. Unë nuk e di për momentin se çfarë mund të ndodhë. Është normale diçka duhet të bëjmë, për këtë pyesni klubin dhe jo mua”, përfundoi tekniku italian.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.