SPORT

Sarri i ‘gjen ilaçin’ Higuainit: Ai di të punojë me mua

Gonzalo Higuain është shprehur i emocionuar kur ka folur për trajnerin e tij aktual, Maurizio Sarri.

“Sarri është trajneri që merr më të mirën nga unë, si lojtar”, ka thënë argjentinasi.

“Ai është dikush që di të punojë me mua, edhe në fushën emocionale. Sezoni 2015-2016 ishte i mrekullueshëm, sezon në të cilin theva rekordin e golave, që ishte shumë i rëndësishëm në Itali”, ka thënë më tej “Pipita”.

“Jam i lumtur të punoj me të përsëri, në një skuadër të madhe, që ka histori dhe shokë të mrekullueshëm”, ka thënë ndër të tjerash Higuain, i cili në merkaton e verës la Milanin për t’u transferuar në Londër te Chelsea.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.