Show Biz

Santana pas shumë vitesh sjellë albumin e ri “Africa Speaks”

Santana do ta publikojë një album të ri të titulluar “Africa Speaks” më 7 qershor, i cili është “frymëzuar nga meloditë, tingujt dhe ritmet e Afrikës”, sipas një njoftimi për shtyp.

Rick Rubin e ka bërë produksionin e albumit në studion e tij Shangri La Studios në Malibu. Sesionet u përshkruan si një “periudhë e gëzueshme dhe stimuluese 10-ditore”, ku regjistrimi i shumë prej këngëve nuk kërkoi më shumë se përpjekje.

Për vokalin, Santana u mbështet tek Buika, fituesja e trefishtë e Grammy, nga ishulli i Majorkës.

Ky është projekti i dytë i ri nga Santana që vjen në vitin 2019. Në janar u publikua një EP e titulluar “In Search of Mona Lisa”, që u frymëzua nga një udhëtim në Paris. “Africa Speaks” e shënon publikimin e parë të plotë të bendit që nga “Pipes of Peace” të vitit 2017, një bashkëpunim ky me Isley Brothers.

Albumi është në dispozicion për para-porositje tani në një pako të veçantë me një bluzë, një batanije dhe çorape në sajtin e Santanës. Janë edhe disa partneritete me dyqanet e shitjes me pakicë për produkte ekskluzive, si Barnes & Noble, kompani kjo e cila e ofron një disk të fotografive, dhe Target, e cila e ka një version të “Africa Speaks” me dy këngë bonus.

Santana do të ketë turne këtë verë me Doobie Brothers, për ta festuar përvjetorin e 20-të të albumit rikthyes Grammy-fitues, “Supernatural”. Koncertet do të fillojnë më 22 qershor në Phoenix dhe do të përfundojnë më 25 gusht në Wantagh, NY. Koncertet e përfshijnë një ndalesë të 17 gushtit në Bethel Woods Center for the Arts in Bethel, NY, si pjesë e 50 vjetorit të festimit të Woodstockut në vendin origjinal të festivalit.

Lista e këngëve të “Africa Speaks” nga Santana:

1. “Africa Speaks”
2. “Batonga”
3. “Oye Este Mi Canto”
4. “Yo Me Lo Merezco”
5. “Blue Skies”
6. “Paraísos Quemados”
7. “Breaking Down the Door”
8. “Los Invisibles”
9. “Luna Hechicera”
10. “Bembele”
11. “Candombe Cumbele”
Këngët Bonus Target
12. “Mientras Tanto”
13. “Dios Bendiga Tu Interior”