Bota

Sanders paralajmëron Putinin: Qëndro larg zgjedhjeve në ShBA

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, ka dënuar përpjekjet e raportuara të Rusisë për të ndihmuar në fushatën e tij zgjedhore, duke ju thënë të qëndrojnë larg zgjedhjeve amerikane.

Sanders tha se disa zyrtarë amerikanë i kishin thënë muajin e kaluar për përpjekjet e Rusisë që të ofrojë ndihmë në fushatën e tij.

Gjatë një fjalimi në Bakersfield të Kalifornisë, Sanders tha se nuk është e qartë mënyra se si Rusia ka dashur të ndërhyjë në zgjedhje, por theksoi se ka refuzuar fuqishëm çdo përpjekje për ndërhyrje.

Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për autokraci dhe përpjekje për të sjellë përçarje në SHBA.

Sanders konsiderohet garuesi kryesor nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndërkaq, presidenti Trump, gjatë fushatës në Nevada, tha se ndërhyrja ruse është propagandë e nisur nga demokratët.

Më 2016, inteligjenca amerikane kishte raportuar se Rusia ka përdorur një strategji të sulmeve kibernetike përmes lajmeve të rreme kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Një vit më vonë, ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, u zgjodh Këshilltar i Posaçëm për të udhëhequr procesin e hetimeve ndaj Trump.

Më 2019, Mueller kishte dorëzuar një raport 448 faqesh përmes të cilit nuk është vërtetuar ndërhyrja ruse në zgjedhje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.