Bota

Sanchez: COVID -19 po rrezikon mbijetesën e BE –së

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se mbijetesa e Bashkimit Evropian është vënë në sprovë nga kriza e koronavirusit dhe se nevojitet një Plan Marshall i ri për Evropën.

Sipas tij, Evropa duhet të nderojë një ekonomi si në kohë lufte dhe t’i promovojë rezistencën, rindërtimin dhe këndelljen evropiane, shkruan “The Guardian”, transmeton Kosova.info.

“Kontinenti duhet të fillojë t’i bëjë këta hapa sa më shpejt që është e mundshme me masa për përkrahje të borxhit publik, siç kanë bërë shumë shtete, përfshirë Spanjën”, shkroi ai.

“Bashkimi Evropian po përballet me një luftë tjetër nga ato që i ka tejkaluar me sukses para shtatëdhjetë vjetëve – me një luftë kundër një armiku të padukshëm, që po e teston të ardhmen e projektit evropian”, thuhet në shkrimin e kryeministrit spanjoll, të publikuar në gazetën “The Guardian”.

Ndryshe, Spanja është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Ajo ndodhet në vendin e dytë në botë për numër të viktimave dhe të të infektuarve. Më së shumti viktima janë shënuar në Itali, ndërsa më së shumti të infektuar ka në Shtetet e Bashkuara.