Hi Tech

Samsungu do ta ketë teknologjinë AMD Radeon RDNA në telefona deri në vitin 2021

Samsung ka njoftuar se brenda dy vjetëve do të fillojë ta përdorë teknologjinë AMD Radeon RDNA në pajisjet e veta të reja. Kompania koreano-jugore dhe AMD paralajmëruan në qershor një partneritet strategjik shumëvjeçar, i cili do t’ia mundësojë arkitekturës RDNA të vërë në lëvizje pajisjet mobile të gjeneratës së ardhshme të Samsungut, raporton TweakTown.

Ky hap tregon se teknologjia mobile GPU e AMD-së do t’i japë Samsungut përmirësime shtesë të performancës në fushën e grafikës mobile, gjë që është e rëndësishme për kompaninë e Koresë së Jugut në luftën e saj kundër Qualcommit.

AMD aktualisht është duke punuar në grafikën Navi të segmentit më të lartë, e cila do ta përdorë arkitekturën RDNA, ndërsa tani do të shtrihet edhe në pajisjet mobile, shkruan KOHA Ditore.

Qualcommi, nga ana tjetër, vazhdimisht po i shtyn kufijtë e vet, ndërsa me çipin e ri Snapdragon 855+, kompania tashmë e ka tërhequr një numër emrash të njohur për prodhimin e telefonave gaming.