Hi Tech

Samsung Galaxy S11e mund t’i ketë dy ekrane

Ashtu si të gjithë prodhuesit e tjerë të telefonave, Samsungu po e shqyrton një numër të madh dizajnesh për pajisjet e veta të reja që do të jenë pjesë e portofolios së kompanisë në vitet e ardhshme.

Falë patentave më të reja, e kemi një pasqyrë se çfarë po konsideron kompania e Koresë së Jugut si një zgjidhje potenciale në të ardhmen.

Sajti LetsGoDigital në bazë të patentave që janë shfaqur i ka krijuar koncept-renderët e telefonit të ardhshëm me dy ekrane, shkruan KOHA Ditore. Patenta në bazë të së cilës janë bërë renderët, quhet thjesht “pajisje elektronike”.

Image

Ekrani kryesor i këtij telefoni Galaxy është aty ku edhe pritet, ndërkohë që Samsungu po vazhdon t’i zvogëlojë kornizat. Renderët e sugjerojnë një ekran të rrafshët, dhe jo të lakuar që mund të shihet në modelet më të forta të serisë Galaxy S. Prandaj, besohet se do të bëhet fjalë për modelin Galaxy S11e.

Ndryshimi radikal vërehet kur telefoni rrotullohet, ndërsa ekrani sekondar është vendosur në pjesën e prapme të pajisjes. Ekrani zë rreth 60 për qind të hapësirës në dispozicion, ndërsa hapësira e mbetur do të duhej të shërbente për rregullimin më të mirë të largimit të nxehtësisë dhe gjithashtu si një vend për vendosjen e gishtave pa e ndotur ekranin.

Image

Ky sigurisht nuk do të jetë telefoni i parë me dy ekrane, dhe as nuk do të ishte modeli i parë i Samsungut me dy ekrane. Galaxy Fold tashmë ka ekran intern dhe ekstern, kështu që teknologjia e përmendur tashmë është në përdorim komercial.

Mbetet të shihet nëse Samsungu do ta implementojë teknologjinë në telefon për vitin e ardhshëm, kur mund ta kemi modelin me dy ekrane Galaxy S11.

Leave a Reply

Your email address will not be published.