Hi Tech

Samsung Galaxy Fold 2 nuk do të kushtojë më shumë se 1000 dollarë dhe do të ketë dizajn të palosshëm

Sipas raportit të fundit nga Koreja e Jugut, telefoni i ardhshëm Samsung Galaxy Fold 2 do të jetë dukshëm më i lirë se modeli aktual. Në këtë do të ndikojnë disa faktorë, përfshirë ndryshimet e konsiderueshme në dizajn, raporton GSMArena.

Burimet e afërta me temën theksojnë se Fold 2 do ta ketë dizajnin e palosshëm, si ai që e implementon Motorola Razr i ri. Sipërfaqja më e vogël e ekranit të palosshëm, e kombinuar me çmimin më të ulët të prodhimit të ekranit të palosshëm, potencialisht do ta mundësojë çmimin prej rreth 1000 dollarësh.

Sipas burimeve, Galaxy Fold 2 në Korenë e Jugut do të duhej të kushtojë rreth 840 dollarë, ndërsa kur të shfaqet në tregun global, çmimi do të duhej të arrijë në 1000 dollarë, shkruan KOHA Ditore. Telefoni mund të paraqitet gjatë panairit MWC 2020 në Barcelona, së bashku me serinë Galaxy S11, por në treg do të arrijë më vonë gjatë vitit të ardhshëm.