SPORT

Sampaoli merr dëmshpërblim dhe largohet nga Argjentina

Jorge Sampaoli nuk është më trajner i Kombëtares së Argjentinës.

Pas dështimit në Kampionatin Botëror Rusia 2018, Jorge Sampaoli u flit se do të vazhdonte të mbetej në krye të Argjentinës.

Por gjatë ditës së sotme mediat argjentinase kanë lajmëruar se pas një takimi me kreun e federatës ai nuk do të jetë më trajner i Argjentinës.

Kjo marrëveshje e pasuron edhe më shumë trajnerin argjentinas i cili ka marrë edhe një dëmshpërblim.

Për prishjen e parakohshme të kontratës, Sampaoli ka marrë 1,4 milionë euro nga federata e futbollit argjentinas.

Sampaoli ishte ndër trajnerët më të kritikuar në Kampionatin Botëror pas zgjedhjeve që bënte për formacionin por edhe për mos grumbullimin e Mauro Icardit.

58-vjeçari qëndroi në krye të Kombëtares së Argjentinës për 13 muaj.

Mbetet të shihet nëse trajneri argjentinas do të fillojë përsëri punën në ndonjë klub evropian apo do të synojë të marrë drejtimin e ndonjë Kombëtare tjetër.