Kosova

Sami Lushtaku shtron sofër me raki e birra për Thaçin e Majkon

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, ka pasur një takim sot me presidentin e vendit Hashim Thaçi, ministrin për shqiptarët, Pandeli Majko, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, në Drenas.

Lushtaku përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se ka pasur një ‘takim për qejfi’ siç e quan ai, me Thaçin, Majkon, Lladrovcin dhe disa miq të tjerë.

Në ‘sofrën’ e shtruar nga Lushtaku nuk kanë munguar rakia dhe birra, sipas tij ky takim u bë për të kujtuar të kaluarën dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483