Kosova

Salih Mustafa nuk kthehet në gjykatë, ndërpritet seanca përkohësisht

I akuzuari i Dhomave të Specializuara, Salih Mustafa, nuk është kthyer në pjesën e dytë të seancës së parë gjyqësore ndaj tij.

Për këtë pas disa sqarimeve si nga mbrojtja ashtu edhe nga prokuroria, është ndërprerë seanca nga gjyqtarja që po e drejton atë.

Gjyqtarja ka thënë se i nevojitet konsultim me gjyqtarët tjerë, jashtë seancës lidhur me këtë çështje.

Avokati i tij, Julius Von Bone, është shprehur se është e drejtë e të akuzuarit që të zgjedhë nëse do ose jo të jetë i pranishëm në seancë.