Kosova

Sali Berisha e çon një porosi në Prishtinë nëpërmjet Nait Hasanit

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka takuar ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Nait Hasanin.

Berisha përmes Facebook-ut ka shkruar se dje është takuar me ambasadorin Hasani me të cilin kanë diskutuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe situatën në rajon.

Berisha ka shkruar se në takim me Hasanin ka denoncuar përpjekjet destabilizuese të Beogradit për të krijuar projektin e Jugosllavisë së Re nën emrin e maskuar të “minishengenit”

“Denoncova përpjekjet destabilizuese të Beogradit, vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup, për të rivendosur hegjemoninë e Serbisë në rajon, hegjemoni që në të shkuarën ka sjellë luftra dhe konflikte të përgjakshme. Me projektin e Jugosllavisë së Re, me emrin maskë “minishengen”, serbomadhi Vuçiç dhe argatët e tij në Tiranë dhe Shkup, i fusin Kosovën një thikë pas shpine dhe, shndërrojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dy vasalë të Beogradit”, ka shkruar Berisha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë ndër të tjera ka thënë se i ka kërkuar ambasadorit Hasani që shqetësimin e tij lidhur me marrëveshjen e rrezikshme për “minishengenint’ia përcjellë Qeverisë së Kosovës.

“Në këtë takim, gjithashtu i kërkova Ambasadorit Hasani, t’i përcjellë Qeverisë së Kosovës shqetësimin tim, për një marrëveshje të përgatitur nga Beogradi në kulisa, gjoja për emergjencën dhe që pritet të firmoset në Beograd nga Serbia dhe vasalët e saj në Tiranë dhe Shkup”, ka shkruar Berisha.

Tutje Berisha është shprehur se me këtë marrëveshje çështja e emergjencave në rajon, i besohet Serbisë dhe më saktë Rusisë.

“Me këtë marrëveshje, çështja e emergjencave në rajon, de facto, i besohet Serbisë dhe më saktë Rusisë, e cila ka ngritur në Nish prej kohësh një qendër “emergjencash”, e cila de facto, drejtohet nga zbulimi dhe shërbimet sekrete ruse”, ka thënë Berisha, transmeton Kosova.info.

Postimi i plotë

Sali Berisha

Takim me Ambasadorin e Kosovës!

Të dashur miq, dje prita në një takim, Ambasadorin e Kosovës, z. Nait Hasani.

Pasi i urova mirëseardhjen në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, si Ambasador i Kosovës, diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën rajonale….Shiko më shumë

Fotografia e Sali Berisha
Fotografia e Sali Berisha
Fotografia e Sali Berisha

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.