SPORT

Salah udhëheq Liverpoolin drejt finales, rezultat fantastik me Romën në gjysmëfinalen e parë(Video)

Në verën e kaluar, Roma vendosi të shesë Muhamed Salahun te Liverpool për shumën prej 50 milionë eurosh, por sot më shumë se kurrë ka “qarë” vendimin për të larguar yllin egjiptian.

Ishte pikërisht ai, që vrau shpresat e verdhekuqve për të synuar Champions Leaguen, që në ndeshjen e parë gjysmëfinale, të luajtur në “Anfield Road”.

Sulmuesi egjiptian zhbllokoi rezultatin me një gol fantastik në minutën e 36-të, ndërsa në të 45-ën dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të nisur nga ai vetë.

Gjithsesi Salah nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë asistoi dy herë për shokët e skuadrës Sane e Firminho, që shënuan edhe dy herë të tjera për “The Reds”, ndërsa pikërisht sulmuesi brazilian që çoi rezultatin në 5-0.

Duhet përmendur, se përveç egjiptianit, edhe Firminho ishte një protagonist i padiskutueshëm në këtë sfidë, pasi ashtu si Salah, shënoi dy gola dhe asistoi dy herë të tjera.

Më pas, zëvendësimi i Salah me Ings, bëri që verdhekuqtë të merrnin zemër dhe të hidheshin në sulm, duke gjetur dy gola brenda 4 minutash, fillimisht me anë të Dzekos dhe më pas me anë të Perottit me 11-metërsh, duke ngushtuar disi diferencën.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor, tabela fiksonte rezultatin 5-2, që tregon se Liverpooli është tashmë me një këmbë në finalen e Kievit, por Roma mund të shpresojë, për sa kohë që ka ende të freskët precedentin me Barcelonën.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483