Show Biz

Saktësisht në trevjetorin e vdekjes së George Michael, ndërron jetë motra e tij

Motra e George Michael, Melanie Panayiotou, ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare – kanë njoftuar nga familja e saj.

Stilistja e flokëve ka ndërruar jetë saktësisht në trevjetorin e vdekjes së këngëtarit (25 dhjetor), ndërsa trupin e pajetë e ka gjetur motra e saj, Yioda.

Nga policia kanë bërë të ditur se ishin thirrur për shkak të vdekjes së papritur të një femre, ndërsa ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet paramjekësore.

(Foto: Daily Mail)

Autoritetet kanë thënë se vdekja nuk trajtohet si e dyshimtë, ndërsa mjeku ligjor është duke e përgatitur raportin për rrethanat dhe shkakun e vdekjes, raporton Independent, transmeton Kosova.info.

George Michael vdiq më 25 dhjetor 2016 në moshën 53 vjeçare në shtëpinë e tij në Goring-on-Thames, ndërsa vdekja e tij ishte pasojë e kardiomiopatisë me miokardit dhe mëlçisë yndyrore.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483