Saka flet pas fitores me Anglinë: Ishte një paraqitje me të vërtetë e mirë nga ne sonte

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Kampionatin Evropian.

Anglia dhe Kroacia kanë triumfuar në ndeshjet e tyre dhe janë dy skuadrat që dalin si të kaulifikuara nga Grupi D, shkruan.

Anglia triumfoi me rezultat 0 me 1 ndaj Çekisë, me golin e vetëm që e shënoi Sterling.

Saka u shpall lojtar i ndeshjes nga UEFA për paraqitjen e tij të mirë për Anglinë.

Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tij dhe ishte i lumtur që pati shansin ta ndihmojë skuadrën.

“Ishte një paraqitje me të vërtetë e mirë nga ne sonte, bëmë me të vërtetë lojë të bukur sonte”, tha ai.

“Selektori më tha që të shprehesha, ashtu si kam bërë për klubin tim gjatë gjithë sezonit. Ishte një kombinim i shkëlqyeshëm nga Jack dhe Raheem Sterling në golin e shënuar”,shtoi ai.

“Unë pothuajse arrita të jem pjesë e golit, por thjesht nuk jam mjaftueshëm i gjatë për të shënuar këso lloj golash” deklaroi Saka.

Go to TOP