
Sadio Mane ka rezultuar pozitiv me OCIVD-19 dhe do ta humbë ndeshjen e nesërme ndaj Aston Villas.
“Saio Mane ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe aktualisht është në vetizolim sipas udhëzimeve të nevojshme”, thuhet në konfirmimin e Liverpoolit.
Klubi ka konfirmuar se Mane ka pasur disa simptoma të vogla të virusit por në përgjithësi ndjehet mirë, transmeton KOHA.
Mane është futbollisti i dytë i Liverpoolit që rezulton pozitiv me koronavirus, pasi ditë më parë kishte rezultuar edhe Thiago Alcantara.
add a comment