SPORT

Sadio Mane – Futbollisti më i mirë i vitit në Afrikë

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, është zgjedhur Futbollisti i Vitit nga Konfederata Afrikane e Futbollit.

Senegalezi mposhti në garë të ngushtë Mohamed Salahun dhe Riyad Mahrezin.

27-vjeçari udhëhoqi “Të Kuqtë” drejt titullit në Ligën e Kampionëve sezonin e shkuar me 30 gola në të gjitha garat.

Në sezonin aktual, ka realizuar 15 gola me Liverpoolin që prin bindshëm në Premier Ligë.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam fituar këtë çmim. Futbolli është puna ime, e dua”, ka thënë Mane.

Çmimi për Manen u nda në një ceremoni në Egjipt.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.