Kombëtare

Sadiku: Përkrahja për Vjosën është sikur në Kohën e Rugovës

Izet Sadiku kryetar i Degës V të LDK-së, ka thënë të dielën se përkrahja qytetare për kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, është aq e madhe sikur në kohën e Presidentit Rugova.

“Gollaku cilësohet për mikpritje, bujari dhe trimëri, sepse ky lokalitet ka qenë historikisht ballafaqimi i parë me Serbinë. Kjo trevë ka qenë besnike e liderit historik të shqiptarëve, Ibrahim Rugovës. Kandidatja jonë, Vjosa Osmani, e ka përkrahjen e kësaj zone dhe gjithë Kosovës, sikur në kohën e Presidentit Rugova”, ka thënë Sadiku, në pritjen që i bënë banorët e Gollakut, nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se këtë tubim në Keqekollë, nuk janë vetëm anëtarësia dhe përkrahësit e LDK-së, por edhe ish-anëtarët e partive tjera, të cilët po përkrahin LDK-në dhe kandidaten Osmani për kryeministre. /Kosova.info/