ROZË

Sabri Fejzullahu lanson këngën e re “Zemrën gurë”

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka prezantuar së fundmi për publikun këngën e tij më të re.

“Zemrën gurë” titullohet kënga, e cila është e zhanrit baladë e finalizuar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimin e ka bërë Drinor Berisha.

Kënga është vizualizuar edhe me videoklip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prizren.

Ndryshe, krahas projekteve muzikore, Fejzullahu po vazhdon të jetë i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.