Show Biz

Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi vijnë me bashkëpunim

“Simpatia e shkolles” është kënga e cila do te publikohet ditën e premte në orën 18:00 me legjendën e muzikës tonë Sabri Fejzullahu”, ka shkruar Leonora në faqen e saj në Instagram.

Këngëtarja Leonora Jakupi ka paralajmëruar që disa ditë se do të kthehet me një këngë të re.

E për këtë sonte këngëtarja ka treguar më shumë për këngën dhe a do të jetë ajo e vetme që do ta këndojë apo me të do të jetë edhe Sabri Fejzullahu.

“Simpatia e shkolles’ është kënga e cila do te publikohet ditën e premte në orën 18:00 me legjendën e muzikës tonë Sabri Fejzullahu”, ka shkruar Leonora në faqen e saj në Instagram.

Këngëtarja mandej ka falndëruar pafundësisht Sabrinë që për të është motiv.

“Dua sinqerisht dhe pafundësisht te falënderoj Sabrianon për dashurinë pozitivitetin dhe motivimin qe ai me jep jo vetëm mua por të gjithë kolegeve dhe publikut anekënd! Shpëtim Desku për përkushtimin dhe profesionalizmin e pashoq i cili është edhe producent i këngës, Kreshnik Avdiun për këngën dhe tekstin e cila pritet të jetë nder këngët më të dëgjuara të kësaj kohe , po ashtu Ardian Kastratin për orkestrimin”, ka shkruar tutje Leonora.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//cdrvrs.com/4/3473483