Show Biz

“Sa herë”, projekti më i ri që do të lansohet nga Genc Prelvukaj

Rep-artisti i njohur, Genc Prelvukaj, për vite të tëra ka qëndruar aktiv në skenën muzikore.

Gjatë këtyre kohëve, ai ka sjell një sërë hitesh, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës.

Ndërkohë në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Genci ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë këngën e re.

“Sa herë” mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të jetë në platformat digjitale rreth javës që vjen.

“Harroni gjithçka tjetër që keni dëgjuar nga unë, sepse kjo është krejt tjetër nivel”, ka shkruar ai në përshkrim.

Artisti përndryshe ka ndarë me fansat edhe prapaskenat e klipit, ndërsa shihej duke pozuar para kamerës nga qyteti i Beratit.

Theksojmë se para një muaji ai lansoi hitin e fundit “Atje”, që u prit mirë nga adhuruesit e muzikës së tij.