Show Biz

Sa është pagesa e aktorëve turk për seriale

Aktorja e “Rejan”, Ebru Şahin dhe Akın Akınözü, falë suksesit të këtij projekti kanë kapur pagesa shumë të mira rreth 4 dhe 6 mijë euro për një episod. Ebru paguhet 2 mijë euro më pak se Akin, duke konfirmuar edhe pabarazinë mes burrit dhe gruas në industrinë e filmave.

Tolgahan Sayışman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të showbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Kampioni” aktori paguhet rreth 9 mijë euro.

Burçin Terzioğlu, pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme, transmeton lapsi.

Engin Akyürek mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod shkon rreth 27 mijë euro. Engin Altan Düzyatan është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.