Kosova

Sa është i pasur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë deklarimin e pasurisë së tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK)

Haskuka në emër të tij e ka deklaruar një shtëpi 320 m2 dhe oborr 362 m2, të blera nga siç ka thënë ai puna në organizata ndërkombetare dhe trashëgimia.

Kjo shtëpi sipas tij, kushton hiç më pak se 300,000.00 euro

Tutje, në pronësi të tij ai ka deklaruar edhe një banesë në vlerë 54 mijë euro.

Në emër të prindit ai ka deklaruar dy shtëpi, njëra me dy objekte, 270,000,00 dhe 300,000.00 euro.

Tutje, ai ka treguar se në pronësi të prindit ka edhe dy shitore njëra 150,000.00 euro dhe tjetra 120,000.00 euro.

Ndërkohë që ara punuese ka në vlerë 800,000.00 dhe 300,000.00 euro.

Haskuka në emër të bashkëshortes ka deklaruar tokë bujqësore në vlerë 33,669.00 euro.

I pari i Prizrenit në emër të bashkëshortes ka deklaruar dy vetura 17,000.00 euuro si dhe 7,000.00 euro, derisa në të prindit një tjetër në vlerë 6,000.00 euro. Tutje, Haskuka ka deklaruar edhe për detyrimet ndaj institucioneve financiare.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483