Show Biz

S4MM publikon një pjesë të shkurtë të këngës së tij të re

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, tash e një kohë është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve të njëpasnjëshme që ka ndarë në rrjetet sociale, më saktësisht në Instagram.

Së fundmi, i njëjti ka publikuar edhe një video, derisa prezanton një pjesë të shkurtër të projektit të ri.

“Çdo gjë e ke prishur”, ka shkruar ai krahas videos, duke i pyetur fansat se kur duhet të publikojë këtë këngë.

Ndërkohë, nuk munguan edhe reagimet e ndjekësve të tij, duke e përgëzuar për projektin dhe siç shihet mezi po e presin.