Love & Sex

Rusja superseksi tregon se çfarë i pëlqen të bëjë më shumë në shtrat/ Intervista më hot që keni lexuar

Ju prezantojmë rusen superseksi, Alena Nazarova.

Modelja ruse është shumë e natyrshme para kamerës.

Por kur bukuroshja mahnitëse nuk është duke pozuar apo duke treguar anën luksoze të jetës së saj – makinat Lamborghini, aeroplanët privatë dhe rrobat prej dizajnerëve të njohur, ajo dokumenton udhëtimet e saj në Youtube.

Tani do të mësojmë për takimin ideal, fantazitë e seksit dhe simpatinë që e ka tek të famshmit. Revista Maxim i ka bërë bukuroshes disa pyetje interesante.

Si mundet një mashkull të tërheqë vëmendjen tuaj?

Duke më ftuar për aktivitete, si ngjitja nëpër mal. Pastaj ne do të merrnim disa pije freskuese dhe do të shikonim një perëndim të diellit në plazh.

Cila është fraza më e keqe për të bërë për vete femrat, që e keni dëgjuar?

Haha, disa djem me të vërtetë nuk dinë të flasin me femra. Është çmenduri. Nuk më pëlqen kur djemtë më afrohen dhe shtiren sikur ne njihemi.

Si ia bëni me dije një mashkulli, se jeni e interesuar?

Nuk do të humbja kohë asnjëherë në dikë, që nuk jam e interesuar. Nëse jemi duke folur, dërguar mesazhe apo çfarëdo, do të thotë që më pëlqen! Shumë e thjeshtë.

Na tregoni për takimin ideal…

Përfundimisht jo në një restorant. Njëherë kisha një takim në një safari në Malibu. Ne pimë verë, shijuam pamjen dhe ushqyem kafshët. Ishte shumë argëtuese.

Çfarë ju tërheq më shumë tek një mashkull?

Më tërheq një njëri, që është shumë ambicioz, e di se çfarë do dhe e di si të arrijë atë.

Kush është simpatia e jote e famshme?

Sinqerisht unë kurrë nuk kam rënë në dashuri me asnjë njeri me famë apo me dikë, që nuk e kam takuar kurrë. Por sidoqoftë mua më pëlqen Ashton Kutcher. Do të pranoja një takim me të.

Kur ndiheni më seksi?

Në shtëpi, ku mund të vesh të brendshme dhe ndihem rehatshëm dhe seksi në të njëjtën kohë.

Çfarë ju pëlqen më së shumti të bëni në shtrat?

Të shijoj masazh nga një person, që përpiqet të më fitojë zemrën. Është ndjenja më fantastike, vërtet. Trupi im është shumë i ndjeshëm.

Çfarë nuk duhet që të bëjë një mashkull?

Të më krahasojë me një dashuri të kaluar. Shkatërron gjithçka!

Keni ndonjë fantazi të seksit?

Gjithmonë kam pasur fantazi, që të jem jashtë diku, duke u ngjitur në mal apo vetëm në kopsht dhe të bëj seks, ndërsa njerëzit kalojnë rrotull, duke mos e pasur vëmendjen.

Çfarë është kënaqësia e fshehtë e juaja?

Të ec nëpër shtëpi krejtësisht e zhveshur. Kjo është arsyeja pse jetoj vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.