Bota

Rusia shtrëngon masat kundër koronavirusit

Autoritetet në Moskë kanë forcuar kufizimet në lëvizjen e njerëzve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që do të thotë banorët mund të lënë shtëpitë e tyre vetëm për qëllime urgjente dhe të kufizuara.

Nga e hëna, njerëzit në kryeqytetin rus do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar ndihmë urgjente mjekësore, të shkojnë në punë nëse kërkohet, të blejnë në dyqane për nevojat themelore, siç janë ushqimi dhe ilaçet dhe të hedhin mbeturinat shtëpiake.

Në blogun e tij, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, gjithashtu tha që njerëzit mund të ecin me kafshët e tyre “jo më shumë se 100 metra larg vendbanimit të tyre”.