Bota

Rusia po mendon t’i vaksinojë visonët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Kreu i një kompanie të madhe shtetërore ruse të gëzofit ka dhënë idenë sot për të vaksinuar visonët që të parandalohet përhapja e COVID-19, pasi miliona visonë janë asgjësuar në Danimarkë dhe janë zbuluar raste me koronavirus te visonët edhe në shtetet tjera, shkruan agjencia Reuters.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësimin për kërcënimin që njerëzit të infektohen me ndonjë mutacion të COVID-19 nga visonët e infektuar. Dy javë më parë, Danimarka ka urdhëruar të asgjësohen 17 milionë visonë, pasi konkludoi se virusi i bartur nga njeriu te visonët ka pësuar mutacion dhe më pas është përhapur sërish te njerëzit.

Ivan Nesterov, kreu i kompanisë Russian Sable, i ka thënë “Zvezda TV” se Rusia po e teston vaksinën dhe se mund të vaksinojë visonët kur të përfundojë procesi.

Kur u pyet sërish të martën, ai ka thënë që pyetjet t’i adresohen Ministrisë së Agrokulturës.

Rusia ka dhënë aprovim emergjent për vaksinën për COVID-19 për përdorim te njerëzit.