Bota

Rusia përsëri me mijëra raste me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Rusi janë raportuar 8,855 raste të reja me Covid-19, raporton Reuters.

E gjithashtu është rritur edhe numri i viktimave, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 197 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5,725, transmeton KOHA.

Derisa numri i të prekurve nga Covid-19 në këtë vend ka shkuar në 458,689 duke e bërë vendin e tretë me më së shumti të infektuar në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit.