SPORT

Rusia përjashtohet për 4 vite nga të gjitha sportet, jashtë EURO 2020 dhe Botërorit

Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) e ka dënuar ashpër Rusinë.

WADA ka marrë vendimin për të përjashtuar Rusinë për 4 vjet nga çdo aktivitet ndërkombëtar sportiv për çështjen e dopingut.

Kjo do të thotë se rusët nuk do të marrin pjesë në asnjë garë sportive, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike, por edhe Kampionatin Evropian 2020 apo Botërorin e Katarit.

Rusia do të ketë 21 ditë kohë për të apeluar vendimin e rëndë.

Ndërkaq, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka lejuar atletët rusë që janë të pastër nga dopingu për të garuar nën një flamur tjetër.

Lajmi i rëndë për rusët është për ekipin e futbollit, i cili pasi organizoi Botërorin 2018, nuk do të mund të marrë pjesë në Evropian apo në Katar 2022.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483