Kosova

Rusia paralajmëron Kosovën për marrëveshjen me Serbinë

Një nga mesazhet kryesore të dërguara nga vizita e kryeministrit rus, Dimitri Medvedev në Serbi është se Rusia nuk do të lejojë që të përjashtohet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Kështu është vlerësuar vizita e kryeministrit rus në Serbi nga diplomati Zoran Milivojeviq.

“Ky mesazh ka një rëndësi të veçantë aktualisht, duke pasur parasysh iniciativën amerikane, emërimin e të dërguarve specialë dhe përpjekjet për të përshpejtuar dhe ri – negociuar çështjen në një platformë që nuk korrespondon me interesat kombëtare të Serbisë”, ka thënë Milivojeviq për ‘Tanjug’, transmeton Kosova.info.

Sipas tij, kjo platformë përfshin realizimin e interesave perëndimore dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai mendon se vizita e Medvedev konfirmon se Rusia do të mbetet e qëndrueshme në mbështetjen e saj për Serbinë dhe nuk do të lejojë që vetvetiu të përjashtohet nga zgjidhja e kësaj çështje e as të zgjidhet përtej fushëveprimit të ligjit ndërkombëtar dhe Rezolutës 1244.

“Këtë herë, Rusia ka dërguar një mesazh shumë të qartë se ajo do të qëndrojë në anën e Serbisë dhe se nuk do të lejojë asnjë zgjidhje që nuk nënkupton mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të Serbisë”, ka theksuar Milivojeviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.