Bota

“Rusia nuk është zjarrfikëse. Shtetet e Bashkuara dhe Irani, të përmbahen!”

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin që të kenë kujdes e të mos ndërmarrin veprime të nxituara.

Këto komente ai i bëri në një takim me Sekretarin e Shtetit nga rradhët e ShBA, Mike Pomepo, në Sochi.

Njëra ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo që lidhet me tensionet e fundit ShBA – Iran, andaj, presidenti rus nuk iu shmang pyetjeve të gazetarëve për këtë çështje.

“Ne nuk jemi zjarrfikës. Nuk mund të bëjmë asgjë për të ndalur konfliktin në mes të dy shteteve. S’mund të zgjidhim çështje, të cilat nuk varen prej nesh. Por, ne bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje.”

“Sa i përket Iranit, mendoj që ka respektuar me përpikmëri Marrëveshjen Bërthamore. Ata kanë qenë transparentë dhe po i përmbushin detyrimet.”, përfundoi Putin.

Putin i bëri thirrje Iranit që të mos tërhiqet nga Marrëveshja e 2015-ës, edhe pse Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga e njëjta marrëveshje në vitin 2018 me kërkesën e Donald Trump. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.