Bota

Rusia mohon se po shpërndan teori konspiracioni rreth koronavirusit

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se është duke përhapur dezinformata nëpër rrjetet sociale rreth epidemisë së koronavirusit.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se llogari ruse janë duke përhapur pretendime të pabaza se Amerika e ka nisur epideminë, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Mijëra llogari në “Twitter”, “Facebook” dhe “Instagram” ishin duke e shpërndarë këtë teori konspiracioni, kanë thënë zyrtarët.

Duke iu përgjigjur akuzave të shtunën, ministria e Jashtme ruse i ka hedhur poshtë ato, duke i quajtur “të rreme”.

“Ky është rrëfim i rremë i qëllimshëm”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, për agjencinë ruse të lajmeve, “Tass”.

Mbi dy mijë persona kanë vdekur, kryesisht në Kinë dhe mbi 76000 konfirmohet të jenë të infektuar.