SPORT

Rusia jep alarmin për tifozët e Botërorit

Rusia jep alarmin për mungesë birre, pijen e preferuar të tifozëve në këtë Kupë Bote.

Më shumë sesa për penalltinë e humbur nga Messi ndaj Islandës, apo për dëmtimin e mundshëm të Neymar, tifozët janë të shqetësuar për mungesë birre.

Siç raporton “Reuters”, Baltika furnizuesi rus i Carlsberg bën me dije se ekziston rreziku që fansat të mbeten thatë në Rusi në vazhdohet me këto ritme.

Në Moskë nuk ka mjaftueshëm birrë për të përballuar kërkesat e tifozëve gjatë Kampionatit Botëror.

Një kamerier rus për “Fox Sports” deklaroi: “Ishim gati për këtë kompeticion kaq madhor, por nuk besonim se tifozët do të pinin vetëm birrë dhe asgjë tjetër. Të hënën përfunduan birrat dhe tani presim furnizimin, janë shumë persona nuk i përballojmë dot, duhen furnizime, për një event që sapo ka nisur”, shtoi në fund kamerieri rus.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.