Kosova

Rugova-Kurti, ja cili e mban rekordin e votave

Lëvizja Vetëvendosjes arriti të fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, duke siguruar mbi 200 mijë vota.

Kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, arriti që të siguroi 185 mijë vota, duke u bërë kështu lideri më i votuar, shkruan Indeksonline.

Disa e kanë quajtur rekord numrin e votave që Kurti i ka marrë në këto zgjedhje.

Por, të dhënat tregojnë diçka tjetër.

Ish-kryetari i ndjerë i LDK-së, Ibrahim Rugova, është njeriu që ka arritur të marrë më së shumti vota ndonjëherë në zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqen e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.

Nga këto të dhëna mund të themi se Ibrahim Rugova vazhdon të mbetet lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.