Rubin: Lufta e NATO-s ishte fitore në mënyrë absolute

James Rubin, ish i dërguari special i Departamentit të Shtetit dhe ish-këshilltari i afërt i Sekretarës Madeline Albright, e ka përshkruar luftën e vitit 1999 të NATO-s në një episod të `The Rest is Politics` me Rory Stewart dhe Alastair Campbell.

“Sepse Tony Blair dhe Bill Clinton, dhe Madeline Albright u konfrontuan me Millosheviçin dhe kjo është lufta e fundit në të cilën ne kemi fituar në mënyrë absolute. Ne i arritëm objektivat tona. Millosheviçi shkoi në burg. Dhe pastaj, demokracia erdhi në Serbi për një periudhë të shkurtër kohore. Dhe ne e bëmë atë pa një humbje të konsiderueshme të jetëve amerikane, me sa më kujtohet”, tha Rubin në deklaratë në një episod të The Rest is Politics me Rory Stewart dhe Alastair Campbell.

https://www.facebook.com/34801794/videos/772315671187399/

Go to TOP