SPORT

Ruben Neves objektivi i Real Madridit për mesfushën

Ruben Neves është bërë objektivi i Real Madridit për repartin e mesfushës.

Mesfushori portugez është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Wolverhampton Wanderers.

22-vjeçari ka luajtur rregullisht si titullar në 26 ndeshje në të gjitha garat duke bërë lojëra fantastike.

Përveç lojës së mirë në fazën defensive, Neves ka kontribuar me tre gola dhe dy asistime për Wolves.

Ruben Neves. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Portugezi është bërë objektiv i Real Madridit të cilin e shohin si pasardhës të dyshes Kroos – Modric.

Don Balon ka raportuar se presidenti Perez është një fans i portugezit dhe menaxheri i Neves është Jorge Mendes një mik i madh i presidentit të Los Blancos.

Wolves e vlerëson shumë yllin e saj, por besohet se një ofertë prej 60 milionë euro do ta bindte klubin anglez ta linte të lirë Nevesin të transferohej në kryeqytetin spanjoll.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shprehur edhe tri skuadrat angleze si Arsenal, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.