Kosova

RTV Dukagjini në orën 19:00 publikon rezultatet e EXIT POLL-it për komunat e mëdha të Kosovës

Në Kosovë është duke vazhduar procesi zgjedhor.

Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting.

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i do të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, ku do të informoheni me rezultatet e komunave të mëdha të Kosovës.

Sipas informacioneve nga KQZ-ja, dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është rreth 27%. 

RTV Dukagjini:

Në ora 19:00 i kuptoni të gjitha në RTV Dukagjini. Menjëhere pas mbylljes së qendrave të votimit, prezantohen rezultatet e EXIT POLL-it të realizuar nga UBO CONSULTING, ku do informoheni me rezultatet e komunave të mëdha të Kosovës.

#krejtsytekahDukagjini

Shfaq më shumë