Kosova

Rrustemi: Nëse votohet mocioni nuk do të ketë qeveri tjetër pa VV’në, ndryshe shkohet në zgjedhje

Anëtari i VV’së, Adnan Rrustemi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse votohet mocioni i mosbesimit nesër, atëherë përsëri VV do të ishte mandatar pasi sipas tij Kushtetuta nuk lejon përjashtimin e fituesit relativ të zgjedhjeve.

‘’Nëse votohet mocioni nesër nuk ka qeveri pa VV’në dhe atëherë nuk do të ketë zgjidhje tjetër pervec zgjedhjeve’’, thotë ai.

‘’Dispozita është e qartë. Dallon dorëheqja e kryeministrit pasi që është punë personale. Ndërsa tek votimi i mocionit është vullnet i kuvendit. Nuk mund ta shqyrtosh vetëm faqen e fundit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ishte 45 faqe dhe tregon në detaje. Nuk mund të ketë qeveri tjetër pa përfshirjen e VV’së’’, shton ai.  

‘’Nuk mund të ketë një qeveri ku margjinalizohet fituesi. Këtë po e them si profesionist dhe jo nga aspekti politik. Po të ishte për presidentin atëherë ai normalisht që nuk do na lejonte neve në qeveri fare. Por nëse e bënë këtë ai e shkel Kushtetutën’’, thotë Rrustemi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.