Kosova

Rrustemi: Mbi 40 pjesëtarë serbë kërkojnë të largohen nga FSK-ja

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me kërkesat e ditëve të fundit nga disa pjesëtarë të komunitetit serb për largim nga FSK-ja.

Ministri Berisha ka thënë se shantazhet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë për të braktisur FSK-në janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut, raporton EO.

Berisha ka bërë të ditur pjesëtarët që tashmë kanë paraqitur kërkesa për largim kalojnë numrin 40.

Ai ka shprehur keqardhje për pjesëtarët e FSK-së të cilët sipas tij, nuk mund të vendosin lirshëm për të ardhmen e tyre.

Sipas tij, FSK ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për të gjitha komunitetet.

“MFSK vlerëson se këto kërkesa vijnë si pasojë e sulmeve të qëllimshme që u janë bërë pjesëtarëve serbë, janë bërë për të dëmtuar progresin, të arriturat dhe imazhin e FSK-së. Ndjejmë keqardhje për pjesëtarët tanë që s’janë lejuar të vendosin lirshisht për të ardhmen e tyre”.

“Pjesëtarët serbë kanë qenë shume mirë të integruar dhe në nivel të përgjegjësive të tyre. Shantazhet dhe kërcimet janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Vlera po u pengon atyre që sia duan të mirën Kosovës. FSK do të vazhdojë në përmbushje të misionit të saj dhe përfundimin e tranzicionit në forca të armatosura si forcë mbrojtëse”.

“FSK ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për të gjitha komunitetet. Bëhet fjalë për raste grupore, numri e tejkalon 40 fishin. 137 serbë janë pjesëtarë të FSK-së. Për kërkesat për largim do të vendoset sipas procedurave dhe në afateve kohore”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483