Kosova

Rrustem Berisha nuk e lëshon Ministrinë e Mbrojtjes?

Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes, sapo e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e re. Por ai e ka befasuar opinionin publik me një kërkesë për ish ministrin Rrustem Berisha – përcjell Kosova.info

Anton Qunit detyrën ia dorëzoi, tashmë, ish ministri Rrustem Berisha, por duket që ai nuk do t’i lëshojë zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Quni ia ka bërë një ofertë, të cilës duket që  Rrustemi do t’i përgjigjet pozitivisht. Ish ministrit i është ofruar pozita e këshilltarit politik, ndërsa ky ka thënë se do të pranojë çfarëdo oferte, vetëm që punët të ecin mbarë.

Quni, i cili vjen nga radhët e LDK-së, nuk e ka penguar fakti që Rrustemi vjen nga një forcë tjetër politike./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.